Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Operacion i suksesshëm i kancerit të vezoreve në Spitalin e Mitrovicës

nga Revista Kosovarja

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është kryer me sukses një operacion i ndërlikuar te një paciente e diagnostikuar me kancer të vezoreve në stad të avancuar (Stadi IIB).

Mbi artikull

Sipas njoftimit të spitalit, ekipi i gjinekologëve ka realizuar ndërhyrje të gjerë kirurgjikale, përfshirë heqjen e mitrës, të dy vezoreve dhe tubave të Fallopit, si dhe procedura shtesë për largimin e indeve të prekura.

Ndërhyrja është udhëhequr nga mjekë specialistë të gjinekologjisë dhe anesteziologjisë, ndërsa spitali e ka cilësuar operacionin si dëshmi të kapaciteteve profesionale për trajtimin e rasteve të rënda.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]