Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Opozita: Kosova po importon energji elektrike shkaku i ish-anëtarëve të bordit në KEK

nga Revista Kosovarja

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ka vazhduar të hënën intervistimin e personave përgjegjës në sektorin energjetik.

Mbi artikull

Para deputetëve, dëshmuan ish-kryesuesit e bordit të KEK në periudha të ndryshme kohore, por edhe kryeshefi aktual i KEK-ut.

Ish-kryesusja e bordit të KEK-ut në vitin 2020, Rrezarta Pllana, tha se kur e kanë marrë detyrën, kanë gjetur një mori shkeljesh në KEK.

“Ka pasur shpenzime të paplanikuara dhe tw pamatura. Keqmenaxhim, bonuse të ndara, nepotizëm”, tha ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Keqmenaxhim në KEK, tha se kanë gjetur edhe ish u.d të kryeshefit, Luigj Imeri.

Mirëpo të njëjtat i mohoi ish-kryesuesi i bordit të KEK-ut në periudhën 2017-2020, Faruk Hajrizi.

Në anën tjetër, deputetët opozitarë u shprehën kritik ndaj ish-anëtarëve të bordit të KEK-ut në vitin 2020 se për shkak të mosvendimmarrjes së tyre, Kosova tashmë po importon energji elektrike./Kp