Në astrologji ora e lindjes është përcaktues për karakterin tonë dhe si rrjedhojë, ndikon në fatin e njeriut. Astrologjia e ndan ditën në 12 segmentë, ku secili prej tyre ka harkun kohor prej dy orësh.
Data e lindjes nuk është një kornizë e mjaftueshme për ta përcaktuar karakterin e dikujt.
Saktësia e analizës së karakterit në masë të madhe varet nga ora e lindjes.
Nëse jeni të lindur…
Nga ora 0 deri në orën 01
Këta persona i karakterizon agresiviteti (Dashi) i shoqëruar me qëndrueshmërinë (Saturni). Rrethina i konsideron kokëfortë, aspak diplomatikë dhe së tepërmi krenarë. Në rrethana të favorshme, ky konstelacion mund të sjellë arritje të pabesueshme krijuese.
Nga ora 01 deri në orën 02
Fuqia, autoriteti dhe statusi për ju përfaqësojnë gjithçka. Për shkak të kësaj më së shpeshti vuajnë më të afërmit tuaj. Jeni të suksesshëm në jetë falë faktit se dini ta drejtoni energjinë e madhe të cilën e dispononi. Për ngjitjen tuaj drejt kulmit duhet t’i jeni mirënjohës ndihmës së gjithanshme të personave (Bricjapi) me ndikim (Jupiteri), transmeton Telegrafi.
Nga ora 02 deri në orën 03
Me kënaqësi, në të njëjtën kohë, u përkushtoheni disa detyrave. Jeni dinamikë dhe të aftë që të ngazëlleheni (Marsi), por në të njëjtën kohë shumë shpejt e humbni interesimin për punët që i keni filluar. Nganjëherë jeni përjashtues dhe jotolerantë, ndaj pak më shumë durim nuk do t’ju bënte keq.
Nga ora 03 deri në orën 04
Jeni subtilë dhe të ndjeshëm, ndaj lehtë prekeni. Janë këto shenja të qarta të përkushtimit dhe të dashamirësisë (Venera). Për ju janë njësoj të rëndësishme edhe familja edhe shtëpia (Gaforrja). E adhuroni sigurinë financiare. Mund të thuhet se me i përdorni paratë mjeshtërisht.
Nga ora 04 deri në orën 05
Mendimet tuaja (Merkuri) gjithnjë janë të përqendruara drejt një caku konkret. Janë përplot me përqendrim dhe vullnet të fuqishëm. Për këtë në secilën punë ju bëheni autoritet (Luani). Mirëpo, megjithatë, ju jeni një luan sallonesh. Mirëpo, kur u kushtoni më shumë vëmendje marrëdhënieve shoqërore përfundoni në depresion.