Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Orbico Kosova feston 20 vite të suksesshme në treg

nga Revista Kosovarja

 

Mbi artikull

Orbico Kosovo, pjesë e Orbico Group – një nga distributorët më të mëdhenj në tregun Evropian, ka festuar solemnisht përvjetorin e 20-të, duke shënuar sukseset dhe arritjet e shumta në një festë glamuroze.

Festë e shumë viteve të suksesshme

Moneytizer Paragrafi 4

Me datë 11 Shtator 2024, kompania ka organizuar një event të paharrueshëm, ku u festuan sukseset e shumta në treg.

Ceremonia zyrtare, e udhëhequr nga Rajmonda Ibishi, Menaxhere e Burimeve Njerëzore për Orbico Kosova dhe Orbico Macedonia, u hap me fjalim mirëseradhjeje nga Stanislav Boyadzhiev, Drejtor i kompanisë FMCG për regjionin e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, dhe Armand Hamza, Drejtor Operativ për regjionin, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre ndaj punonjësve të kompanisë për kontributin e tyre në suksesin e përgjithshëm të kompanisë. Një fjalim special u dha nga Stjepan Roglic, Vice President i Bordit mbikëqyrës.

Në event morën pjesë shumë bashkëpunëtorë të Orbico Kosovës, dhe atmosfera e festës u pasurua edhe më shumë me vallëzimet tradicionale dhe performancat muzikore vendore, që theksuan historinë e pasur të kompanisë.

Tranformimi në sukses

Duke filluar si kompani e vogël, Orbico Kosova ka pësuar transformim të dukshëm për dy dekadat e kaluara, duke u transformuar në lider stabil të distribucionit të FMCG në rajon. Me një ekip prej 66 punonjësish, kompania parasheh qarkullim shitjeje neto në vlerë 10.3 Milion Euro në 2024, duke shpërfaqur kështu përkushtimin e punonjësve të saj dhe kontributin e tyre në suksesin e përgjithshëm të kompanisë. Përmes rritjes stabile dhe rregulloreve të brendshme të përgjegjshme, Orbico Kosova konsolidon zhvillimin dhe rolin e vet në dinamikat e tregut.

Stanislav Boyadzhiev, Drejtor i kompanisë FMCG për regjionin e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, thekson lidhur me suksesin e kompanisë: “Derisa shohim përpara, jemi të ngazëllyer për mundësitë që vijnë. Ne do të vazhdojmë të investojmë në njerëzit tanë, në infrastrukturën tonë dhe në partneritetet tona për të siguruar vijimësinë e Orbico Kosovës si forcë ushëheqëse në industrinë e distribucionit. Ne jemi të përkushtuar që të ofrojmë vlerë të jashtëzakonshme për klientët tanë, duke mbështetur partnerët tanë dhe duke kontribuar pozitivisht në komunitetet ku operojmë”.

Inovacion për partneritet të suksesshëm

Çelësi i suksesit të Orbico Kosovës qëndron në prezantimin e vazhdueshëm të teknologjive të reja. Kompania investon burime të konsiderueshme në teknologjitë moderne për depot dhe sistemet e avancuara ERP që sigurojnë menaxhim efikas të logjistikës. Duke kombinuar këto teknologji me zgjidhjet e specializuara softuerike dhe automatizimin e rrjedhës së punës, Orbico Kosova u ofron partnerëve dhe klientëve të saj dërgesa të shpejta dhe të besueshme që plotësojnë standardet moderne të tregut. Kjo strategji e bën kompaninë një partner të preferuar të shumë markave lidere botërore vendase dhe ndërkombëtare si Kellanova, Storck, Lindt, Shell Lubricants, Papadopoulos dhe shumë të tjera, të cilat janë unike për portfolion e vendit.

Orbico Kosova vazhdimisht investon në mjete të reja që automatizojnë dhe optimizojnë proceset, duke rritur efikasitetin e punës së përgjithshme të ekipit dhe duke krijuar një mjedis pune produktiv. Këto risi jo vetëm që përmirësojnë efikasitetin operacional, por gjithashtu krijojnë kushte për rritje të qëndrueshme dhe konkurrencë në treg. Kompania gjithashtu përkushtohet në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve të saj, gjë që çon në një rritje të kualifikimeve dhe motivimit të tyre.

Kompania po punon në mënyrë aktive në zhvillimin e zgjidhjeve inovative që plotësojnë nevojat specifike të klientëve dhe partnerëve. Kjo përfshin zbatimin e teknologjive të reja për gjurmimin e dërgesave në kohë reale, si dhe integrimin e të dhënave nga burime të ndryshme për planifikim dhe menaxhim më të mirë të burimeve. Këto përpjekje jo vetëm që forcojnë pozicionin e kompanisë në treg, por edhe e bëjnë atë një partner të besueshëm për bizneset që kërkojnë shërbime logjistike efikase dhe me cilësi të lartë.

Konkluzion

Festimi i 20 vjetorit të Orbico Kosovës nuk është vetëm celebrim i arritjeve dhe sukseseve, por gjithashtu një inspirim për projekte të ardhshme ambicioze dhe arritje edhe më të mëdha. Kompania do të vazhdojë të zhvillojë zgjidhje inovative që përmbushin nevojat e klientëve dhe partnerëve, duke e forcuar pozicionin e vet në treg dhe duke u dëshmuar vazhdimisht si partner i besueshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]