Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Organizohen sërë aktivitetesh për policët e rënë në detyrë

nga Revista Kosovarja

Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës

Mbi artikull

Në kuadër të kësaj dite, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh rekreativo-sportive në pjesën veriore të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Sipas një komunikate për media, aktivitetet po zhvillohen në nderim të jetës dhe veprës së të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës, duke dëshmuar përkushtimin e palëkundur ndaj sigurisë dhe paqes në vend.

Si pjesë e këtyre aktiviteteve, një grup vrapuesish nga profesione dhe komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës ka ndërmarrë një ecje simbolike përkujtimore, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 4

Në fillim të marshimit, pjesëmarrësit ndaluan për të bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri, për të vazhduar më pas drejt cakut të planifikuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]