Modelja Oriola Marashi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, ku shfaqet me mbulesë në kokë.
Modelja, përmes këtyre imazheve të realizuara në xhami, uroi besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit.
Ajo thotë se edhe pse është katolike, uron besimtarët që ia dolën ta mbanin Ramazanin dhe lutet që Zoti t’i bekojë gjithë shqiptarët.
“Gezuar naten e kadrit gjith besimtareve musliman. Zoti ju bekofte e jua pranofte sakrificat. Une si besimtare e kishtere i adhuroj dhe ju pergezoj te gjith juve qe ja dolet ta mbani ramazanin e shpresoj qe zoti t’jua pranoje dhe bekoje sot dhe pergjithmone shqiptaret”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, Oriola Marashi gjatë kësaj kohe pandemie është vetizoluar në shtëpi bashkë me partnerin Eros Grezda.