Oriola Marashin tashmë e njohim të gjithë dhe dimë për suksesin që ka në botën e modelimit.
Por bukuroshja shqiptare sot vendosi të na njoftojë në një mënyrë më ndryshe me motrën e saj, shkruan “Kosovarja”.
Modelja ka realizuar një set të përbashkët fotografik me motrën dhe sytë na bënë zemra nga bukuria e tyre.
Po aq e bukur dhe po aq fotogjenike sa Oriola, qenka edhe Xhulia Marashi, e cila përkundër Oriolës nuk është modele, por psikologe.
Joshëse, të bukura, me linja perfekte trupore, plot stil dhe elegancë u shfaqën motrat Marashi në setin e ri fotografik. /Kosovarja/