fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Osmani: Çështja e kufirit Kosovë – Mali i Zi, politikisht është e mbyllur

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se çështja e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është e mbyllur.

Në një intervistë për televizionin malazez, Vijesti, Osmani gjithashtu tha se për të është i pranueshëm plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si një platformë e mirë për vazhdimin e negociatave dhe se tani mbetet të shihet nëse do ta pranojë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

E pyetur rreth deklaratës së mëhershme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se duhet rishikuar marrëveshja e vitit 2015 për kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke pretenduar se Kosova ka humbur 8200 hektarë territor me atë marrëveshje, e para e shtetit deklaroi se për të kjo çështje është e mbyllur.

“Unë jam këtu para së gjithash për të parë se si mund të hapim një kapitull të ri bashkëpunimi. Konkretisht, sa i përket kufijve, për mua ajo çështje ka përfunduar në parlament para disa vitesh, kur ajo marrëveshje është ratifikuar mes Malit të Zi dhe Kosovës. Pastaj është marrëveshja bilaterale e arritur mes presidentëve të atëhershëm të Kosovës dhe Malit të Zi, një lloj deklarate në të cilën theksohen hapat e ardhshëm”, pohoi ajo.

Presidentja kosovare deklaroi më tutje se deklarata e nënshkruar mes dy presidentëve parashikon ndër të tjera formimin e një komisioni të ri teknik me ekspertë nga të dyja palët, të cilët do të ulen dhe do të trajtojnë çdo çështje të hapur.

“Pra, unë personalisht nuk jam kundër që një komision teknik të ulet dhe ta shikojë këtë nga pikëpamja e ekspertëve, por jo nga pikëpamja politike. Si përfundim, unë nuk shoh se ka ndonjë çështje të hapur politike ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk e shoh këtë si një çështje të hapur që do të dëmtonte disi marrëdhëniet tona”, deklaroi Osmani.

“Unë e shoh këtë para së gjithash si një çështje ekspertize dhe një çështje që duhet të zgjidhet midis ekspertëve në komisionin teknik siç parashikohet në deklaratën e dy presidentëve, e cila është nënshkruar në vitin 2015, dhe e cila, natyrisht, mund të zbatohet pa dëmtuar marrëdhëniet mes dyja vendeve tona. Pra, sigurisht që ka shumë njerëz që dëshirojnë ta shohin këtë si shkak të marrëdhënieve të këqija mes Malit të Zi dhe Kosovës, por ne nuk duhet t’ua plotësojmë këtë dëshirë”, përfundoi ajo.

Presidentja e Kosovës sot ka vazhduar vizitën dyditore në shtetin malazez duke vizituar Tuzin dhe Ulqinin ndërsa gjatë ditës së djeshme ka takuar presidentin malazez, Milo Gjukanoviq si dhe kryeministin Dritan Abazoviq.

 


Etiketa: Vjosa Osmani

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Krasniqi nga Izbica fton qytetarët në marshin e drejtësisë dhe mbështetjes me ish-krerët UÇK-së

1 orë më parë
Aktuale

Konjufca takon Escobarin në Washington

3 orë më parë
Aktuale

Si i ishte vjedhur kosovarit vetura “Range Rover”, të cilën e përdorën autorët e vrasjes në Top Channel

6 orë më parë
Aktuale

Prokuroria kërkon që Thaçit t’i zgjatet paraburgimi

7 orë më parë
Aktuale

Kurti: Serbia agresive nuk distancohet nga Millosheviqi dhe Putini

8 orë më parë
Aktuale

Arrestohen tetë persona në Prishtinë, u kapën duke luajtur bixhoz

8 orë më parë
Postimi tjetër

Efi vjen me mesazh për fansat e saj

Kallashi shihet tek kontejnerët e mbeturinave pas mesnate

Objekti i Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë pas tërmetit shkatërrues

TË FUNDIT

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shfaqen më të dashuruar se kurrë

13 minuta më parë

Romanca e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u shfaq dukshëm në premierën e filmit të tij të ri, “Air”. Derisa...

“Jo të gjithë ish-partnerët janë të këqinj”, kë po thumbon Loredana?

30 minuta më parë

Reperja së fundi ka ndarë një postim në storien e saj në Instagram. Loredana, njihet për thumbat e saj të...

Reagon Bora Zemani pas vrasjes në Top Channel

43 minuta më parë

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt ambienteve të Top Channel. Si pasojë e breshërisë së kallashnikovit mbeti...

Si qëndron raporti i Jonidës dhe Vedatit pas përfundimit të “BBVK”?

1 orë më parë

Dyshja e njohur gëzojnë një raport të mirë. Këtë e tregoi moderatorja, përmes një imazhi të publikuar në storien e...

Krasniqi nga Izbica fton qytetarët në marshin e drejtësisë dhe mbështetjes me ish-krerët UÇK-së

1 orë më parë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në përvjetorin e 24-të të masakrës së Izbicës, për...

Arbana reagoi për vrasjen në Top Channel, por ky detaj e merr më shumë vëmendjen

2 orë më parë

Moderatorja ka befasuar me veprimin e saj të cilit vështirë t’i dihet arsyeja. Arbana Osmani në reagimin lidhur me vrasjen...

MË TË LEXUARAT

Konjufca uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Bruno takohet me Vedatin dhe ja thotë dy fjalë

Kështu e thërret bashkëshortin Shkurte Fejza

Kurti uron Ramazanin: Agjërim të lehtë e të pranuar – Paqja qoftë mbi ju

Qofte vegane me fasule (pa gluten)

Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë në Novi Sad, rezultat i pabesueshëm

NATO: Retorika bërthamore ruse është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme

Georgina habit me rrëfimin: Fëmijët i rrahin në shkollë, djali ynë është kthyer në shtëpi duke qarë

Mot me diell, sot ngriten temperaturat

Burri refuzon shtëpinë dhuratën nga vjehrri pasi e vendosi në emër të vajzës

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist