Presidentja Vjosa Osmani ka vlerësuar lart marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Portugali.
Ajo ka thënë se potenciali për thellim të këtyre raporteve, në fusha të ndryshme është i jashtëzakonshëm.
“Gjatë qëndrimit në Lisbonë, takova edhe kryeministrin António Costa. Kosova dhe Portugalia kanë ndërtuar raporte të shkëlqyeshme, të bazuara në vlera të përbashkëta, ndërkaq potenciali për thellim të këtyre raporteve, në fusha të ndryshme është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Osmani në Facebook.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/883574506460423?ref=embed_post
Ndryshe, gjatë ditës presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u prit në takim në Lisbonë nga homologu i saj portugez Marcelo Rebelo de Sousa.
Me ftesë të Web Summit, presidentja Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë.
Në kuadër të vizitës në Portugali, presidentja Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.