Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Osmani: Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas miratimit të Rezolutës për dënimin e agresionit rus në Ukrainë, sot në Kuvendin e Kosovës.

Mbi artikull

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se Kuvendi i Kosovës sot foli me një zë.

“U dëshmua se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fundamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, sovran e në përputhje me vlerat demokratike, ne gjithmonë qëndrojmë të bashkuar dhe në anën e drejtë të historisë”, ka shkruar Osmani, transmeton lajmi.net.

Ajo ka falënderuar të gjithë deputetët të cilët e fuqizuan edhe mëtej qëndrimin që tashmë e ka shprehur Kosova lidhur me dënimin e agresionit rus në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë dhe hapjen e dyerve për refugjatët nga Ukraina.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë”, ka përfunduar Osmani.

Postimi i plotë:

Sot, Kuvendi i Kosovës foli me një zë. U dëshmua se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fundamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, sovran e në përputhje me vlerat demokratike, ne gjithmonë qëndrojmë të bashkuar dhe në anën e drejtë të historisë.
Falënderoj të gjithë deputetët të cilët e fuqizuan edhe mëtej qëndrimin tashmë të shprehur nga Kosova lidhur me dënimin e agresionit rus në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë dhe hapjen e dyerve për refugjatët nga Ukraina.

Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë!
#WeStandWithUkraine

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]