fbpx

Osmani, Kurti e Konjufca bëjnë homazhe në Reçak

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, si dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, me rastin e 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, sot do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Këto homazhe, Osmani do t’i bëjë me fillim nga ora 08:30.

Pas homazheve, duke filluar nga ora 09:30, presidentja Osmani do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore, në 25 vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Në masakrën e Reçakut, më 15 janar 1999 u vranë 45 shqiptarë nga me 15 janar 1999.

Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe.

Serbia refuzon të ketë kryer këtë masakër.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]