fbpx

Osmani në Washington: Mbështetja e aleatëve është jetike për Kosovën

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Washington D.C., ku ka marrë pjesë në një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë ndërkombëtarë, me fokus në synimet strategjike të politikës së jashtme të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për forcimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve e aleatëve tanë është jetike”, ka thënë Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]