fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Osmani: Nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve

nga Revista Kosovarja
11 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të hënën takoi krerët e partive politike për t’u konsultuar rreth shtyrjes së zgjedhjeve pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shtyrje të procesit zgjedhor.

Shumica e partive politike parlamentare ishin kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale, si PDK, LDK, AAK, ndërsa nga Vetëvendosje janë deklaruar pro shtyrjes së zgjedhjeve.

Edhe nga partitë nga radhët e komuniteteve ishin të ndara rreth shtyrjes së zgjedhjeve lokale.

Pas takimit të presidentes me përfaqësuesit të partive politike, Osmani ka mbajtur një konferencë për media

Osmani: Kishte mospajtim mes partive, nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve

Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për takimin që ka pasur me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Osmani ka thënë se IKSHPK ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të pandemisë.

Megjithatë ajo thotë se mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është konsensusi mes partive të pozitës dhe opozitës.

“Përkundër rekomandimeve të IKSHP-së për shtyrje të zgjedhjeve, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Unë mendoj se ky mendim mund të ketë pasoja për shëndetin e qytetarëve”, ishte shprehur ajo, përcjell Telegrafi.

Osmani më tej kishte thënë se nuk pajtohet me mendimin e subjekteve opozitare por do ta respekton këtë mendim.

“Unë do ta respektoj këtë, por assesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë…Meqë nuk ka pasur pajtim mes partive në pushtet dhe atyre opozitare nuk ka bazë të mjaftueshme për shtyrje të zgjedhjeve”, deklaroi Osmani.

Presidentja thotë se zgjedhjet më së shumti do të shtyheshin dy muaj, kjo për t’iu dhënë afat stafit shëndetësor ta marrin situatën nën kontroll.

Deklaratat e përfaqësuesve të partive politike pas takimit me Osmanin

Kurti: LVV është për shtyrje të zgjedhjeve lokale

Kryetari i LVV që është edhe kryeministër i vendit kishte thënë pas takimit me Osmanin se subjekti që ai drejton është për respektim të mendimit të mjekëve dhe për shtyrje të zgjedhjeve.

Kurti thotë se shtyrja duhet të bëhet në mënyrë që të mos ketë valë të re të virusit.

“Ne jemi për respektimin e vlerësimit profesional të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej, që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton pikërisht subjektit tonë, që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale. Duke e pasur parasysh që aktualisht kemi një përmirësim të situatës me pandeminë në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet, në mënyrë që të mos kemi një valë të re, për shkak se versioni Delta është eksploziv në muajt nëntor dhe dhjetor, ne jemi që zgjedhjet të shtyhen”.

Kurti ishte shprehur se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qendrore.

“Megjithatë ne nuk imponojmë qëndrimin tonë, le të merret cilido vendim ne do ta respektojmë. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qendrore. Nuk votohet vetëm një kandidat por më shumë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm një raund”.

Kurti megjithatë ka thënë se nuk do të imponohet qëndrimi i tyre për shtyrje të zgjedhjeve.

“Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ”, deklaroi tutje Kurti.

Krasniqi: Nuk besoj se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se si parti politike janë shprehur se fushata zgjedhore mund të mbahet në vetëm pak ditë apo edhe në anulim të gjithë fushatës, por jo edhe të ditës së zgjedhjes.

Ai pas takimit të partive politike me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur qëndrimin e PDK-së sa i përket fushatës zgjedhore.

“Ne kemi shprehur qëndrimin që jemi të gatshëm ta shkurtojmë maksimalisht fushatën apo edhe të pezullohet totalisht fushata konvencionale e takimeve dhe tubimeve publike, që të ketë respektim rigoroz të masave të vendosura nga Qeveria dhe të rekomanduara nga institucionet përkatëse shëndetësore, por po ashtu kërkova që t’i jepet prioritet vaksinimit të trupave zgjedhor, të komisionarëve në mënyrë që ata të jenë të mbrojtur dhe të mos jenë në rrezik të bartjes së infeksionit në ditën e zgjedhjeve. Kam kërkuar përshpejtim dhe dencentralizim të procesit të vaksinimit për gjithë qytetarët e Kosovës… Qëndrimi jonë është që shëndeti i qytetarëve është prioritet, por karshi shëndetit të qytetarëve është edhe shëndeti i demokracisë”, tha ai.

Ai tha se partitë opozitare janë shprehur të gatshme që të mos ketë fushatë zgjedhore, por që tha se një mbështetje të tillë nuk e kanë marrë nga kryetari i LVV-së.

“Opozita u shprehëm që të mos fushatë fare apo vetëm disa ditë, por nuk e morëm një konfirmim apo gatishmëri të tillë nga kryetari i LVV-së Albin Kurti, ndërsa sa i përket vendimit mendoj se nuk do të ketë shtyrje të procesit zgjedhor…Nuk pati propozim të saktë për ndonjë datë të caktuar”, tha Krasniqi.

Abdixhiku: Ditë e mirë për demokracinë që nuk u shtynë zgjedhjet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se në takim nuk ka pasur pajtueshmëri për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Ai ka thënë se në takim shprehen brengen për pandeminë dhe numrin e madh të vdekjeve nga COVID-19.

Sipas tij ka thënë se kjo situatë ka ardhur nga menaxhimi inekzistent të Qeverisë.

“Në situatën e tanishme, unë kam bërë një propozim për shkurtim të fushatës zgjedhore dhe siç jeni informuar kam marrë përgjigje nga AAK dhe PDK. Nuk kam marrë përgjigje nga Kurti. Ne kemi marrë vendim si LDK që do të ushtrojmë fushatë 5 ditë ose fare. Ne besojmë që një skenar për shtyrje t zgjedhje nuk bën të ekzekutohet sepse në pyetje është demokracia. Nuk kishte pajtueshmëri për shtyrje të zgjedhjeve dhe kjo është ditë e mirë për demokracinë”, ka thënë ai.

Abdixhiku theksoi se triumfoi demokracia.

“Shpresoj se një vendim i tillë të mbetet në ditët në vijim”, ka thënë Abdixhiku.

Nitaj: Zgjedhjet nuk do të shtyhen, nuk kishte konsensus

Zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj pas takimit në Presidencë ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen në datën e paraparë me Kushtetutë.

“Nuk ka pasur konsensus mes subjekteve politike prandaj zgjedhjet nuk shtyhen. Presidentja deklaroi se pa konsensus politik nuk do të shtyjë zgjedhjet. Të gjitha subjektet opozitare ishin kundër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nitaj thotë se edhe Kurti kishte deklaruar se nuk do ta imponojë qëndrimin e tij.

“Kishte konsensus që fushata të shkurtohet vetëm në pesë ditë”, deklaroi Nitaj.

Ndërkaq, partitë nga komunitetet jo shumicë kanë shprehur qëndrime të ndryshme rreth shtyrjes së zgjedhjeve lokale.

Derisa nga Partia e Re Demokratike kanë deklaruar se zgjedhjet duhet të mbahen në pranverë, nga Partia e Ashkalinjve për Integrim e kanë quajtur të pakuptimtë idenë e shtyrjes.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh kryetare e subjektit politik Partia e Re Demokratike, Emilia Rexhepi ka deklaruar se janë pro shtyrjes së zgjedhjeve deri në pranverë.

Por, ndryshe është shprehur Qazim Rrahmani nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, i cili u shpreh kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale.


Etiketa: Albin KurtiLumir AbdixhikuVjosa OsmaniMemli KrasniqiMuharrem NitajZgjedhjet lokale 2021

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Bytyçi: “NATO pret zotime nga Kosova dhe Serbia për mostensionim të situatës”

7 minuta më parë
Aktuale

Zonja e Parë e SHBA-së del pozitiv me COVID-19

4 orë më parë
Aktuale

Moti për sot në Kosovë

4 orë më parë
Aktuale

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë

14 orë më parë
Aktuale

Dy ditë para takimit me Vuçiq, Kurti merr ‘selamet’ e Blinkenit nga SHBA-ja

15 orë më parë
Aktuale

“Albin Kurti është rrenc”, gurbetqari i çon një ‘selam’ kryeministrit

16 orë më parë
Postimi tjetër

Recetë e shpejtë dhe shijshme: Qofte me spinaq dhe patate

Gruaja nga Gjakova sulmon me thikë nënën e saj

A është goja e thatë një simptomë e Covid-19?

TË FUNDIT

Bytyçi: “NATO pret zotime nga Kosova dhe Serbia për mostensionim të situatës”

7 minuta më parë

“NATO pret nga Kosova dhe Serbia që të zotohen për mostensionim të situatës”, vlerëson profesori universitar në University of Winchester,...

A dini të përgadisni puding shtëpie, ja receta më e mirë

21 minuta më parë

Pudingu është një ëmbëlsirë të cilës nuk mund t’i rezistosh dot. Ai është një mënyrë shumë e mirë për të...

Me këtë truk me topin e tenisit dhe çorapes, jastëku do të bëhet si i ri

51 minuta më parë

Kur sapo e blejmë jastëkun e ri gjumi në të është i rehatshëm, mirëpo koka shpejt lë gjurmë, domethënë një...

A mund t’i bëjë thonjtë me xhel një grua shtatzënë, ja çfarë thonë gjinekologët

1 orë më parë

Është e sigurt që t’i bëni thonjtë me xhel kur jeni shtatzënë, për sa kohë që ju merrni masa paraprake...

Aktori i famshëm spanjoll nxjerr në ankand puthjet e tij, e shiti 12 mijë euro

1 orë më parë

William Levy është ndër aktorët më të njohur të serialeve latino-amerikane. Që kur mbërriti në Evropë nja dy muaj më...

Si të veprojmë me fëmijët që flasin me vonesë?

2 orë më parë

Aktivitetet për nxitjen e të folurit tek i vogli juaj, mund dhe duhet të ushtrohen në kushtet e shtëpisë, në...

MË TË LEXUARAT

Adriana Matoshi: Unë nuk di të bëj politikë, di të ndihmoj njerëz dhe të dëgjoj ankesat e kërkesat e tyre

Stresi poston videon nga momenti i përqafimit me Noizyn

Ribashkohen vajzat më të famshme të viteve ’90

Ledri Vula i ruan paratë në lavatriçe

Mitrovicë: Arrestohen tre persona, rrëmbyen dhe dhunuan një 18-vjeçare

A mund ta dalloni numrin e fshehur në këtë iluzion optik?

Sa duhet të ecni në ditë për të qëndruar të shëndetshëm

Nusret gatuan së bashku me fëmijët e një familjeje nga Kosova gjatë pushimeve në Mykonos

Shoferi tërhoqi zvarrë qenin me makinë, revoltohet Monika Lubonja: E tmerrshme, duhen vendime më të rrepta

A duhet ngrënë mish pule çdo ditë?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist