Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Osmani pasi mori titullin “Patroni i Kalasë”: Ky është një moment i shënuar për të gjithë qytetarët e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Presidentja Vjosa Osmani sot është nderuar me titullin “Patroni i Kalasë” nga Bashkia e Beratit.

Mbi artikull

Osmani këtë çmim sot e pranoi në një ceremoni nga kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo.

E para e shtetit i falënderoi të gjithë për këtë titull.

“Vërtet është nder i madh që ndodhem para jush për të pranuar titullin “Patroni i Kalasë” që i dedikohet Kalasë së Beratit”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ky është një moment i shënuar jo vetëm për mua si presidente por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Dëshiroj t’i shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë ata që më kanë shpërblyer me këtë titull”, ka thënë Osmani.