Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Osmani: Përgjigjja ndaj agresorit është të kesh aleanca të forta

nga Revista Kosovarja

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj në Universitetin e Berlinit, tha se Serbia, dora e zgjatur e Rusisë, vazhdimisht përpiqet ta dëmtojë sovranitetin e Kosovës, përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke përkrahur grupet terroriste kriminale.

Mbi artikull

Por, tha ajo, Kosova nuk frikësohet. Përgjigjja ndaj agresorit që maskohet si paçebërës, sipas Osmanit, është të kesh aleanca të forta.

“Kosova nuk do të frikësohet. E dimë se si veprojnë agresorët, çfarë mund të bëjnë dhe çfarë do të bëjnë nëse nuk i ndalim ne së bashku. Përfundimisht përgjigjja ndaj dhunës është sundimi i së drejtës, përgjigjja ndaj propagandës është e vërteta, përgjigja ndaj frikës është guximi i përbashkët e i ringjallur, e më me rëndësi, përgjigjja ndaj agresorit që maskohet si paçebërës është të kesh aleanca të forta. Vetëm aleanca e demokracive mund të kthejë prapa ata që synojnë të na kthejnë neve prapa”, vijoi Osmani.

Tutje, Osmani para audiencës në fjalimin e saj me temën ,”Mbrojtja e Demokracisë në Shekullin e 21-të: Mësime nga Republika më e Re e Evropës”, tha se nga përvoja kanë mësuar tri mësime për mbrojtjen e demokracisë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Mësimi i parë është që, liria nuk guxon të merret si e mirëqenë. Evropa e ka mësuar këtë shumë herë më parë. Liria duhet të mbrohet çdo ditë, do të thotë përbashkim kundër agresorëve”, tha Osmani.

Mësimi i dytë, sipas presidentes së Kosovës, është se nuk mund të ketë paqe pa drejtësi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]