Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Osmani: Sa më shpejt të formohet Qeveria, shpresoj që partitë të gjejnë gjuhë të përbashkët

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se formimi i sa më shpejtë i Qeverisë është thelbësor, duke shtuar se vetëm me një qeveri të plotë mund të avancohen reformat dhe të miratohen vendimet e rëndësishme.

Mbi artikull

Ajo ka theksuar se kjo është në dorë të partive politike dhe shpreson që ato të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

“Tani e dini që përkundër angazhimit tim të vazhdueshëm për konstituimin e Kuvendit, ajo çështje ka qenë e varur nga vullneti politik i partive dhe deputetëve të Kuvendit. Më në fund, procesi u përmbyll dhe kemi konstituim të Kuvendit. Pas kësaj kam mandatuar kryeministrin në detyrë, i cili është nominuar nga partia e parë. Që nga data e nominimit kanë kaluar 15 ditë, mirëpo negociatat për koalicione zhvillohen vetëm mes partive politike, ku si presidente nuk mund të ndërhyj dhe nuk mund ta dij deri ku kanë arritur ato negociata. Për më shumë informata duhet të japin partitë. Shpresoj shumë që të kemi sa më parë qeveri. Sa më parë të kemi qeveri me mandate kushtetuese, aq më shpejt mund të avancojmë reformat, buxhetin gjithëpërfshirës dhe vendimet e tjera që varen nga qeveria. Kur do të ndodhë kjo varet nga partitë politike, të cilat shpresoj të gjejnë gjuhë të përbashkët, dhe qytetarët e Kosovës do të kenë një qeveri me mandate të plotë”, tha Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/