Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, shkëmbejnë ftesat për vizita në të dy vendet

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Antalya të Turqisë ka takuar homologun e saj të Sierra Leones, Julius Maada Bio.

Mbi artikull

Osmani tha se me Maada Bion folën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dy shteteve.

“Gjithashtu, diskutuam edhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, e para e shtetit tha se me presidentin e Sierra Leones shkëmbyen ftesat për vizitat respektive në të dy vendet për t’i forcuar lidhjet miqësore dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi.

Moneytizer Paragrafi 4