Duçi Aziri prej vitesh është emër i njohur i botës së muzikës, pasi ka prezantuar para publikut disa këngë të bukura të shoqëruara edhe me videoklipe.
Duçi, këngëtari i mirënjohur nga Gostivari, zëri i të cilit prej vitesh jehon në të gjitha trojet shqiptare, dikur u bë i njohur me këngën me titull “Se sa dua”, që ishte hit i kohës.
Duçi Aziri u bë një nga këngëtarët më të kërkuar në dasma e ahengje, kjo falë zërit dhe aftësisë për të krijuar atmosferë të mrekullueshme.
Këngëtari sapo është kthyer me një projekt të ri që është balada e bukur me titull “Pa arsye”, me muzikë dhe realizim në studio nga Adis Ismaili, tekst nga Ekup Shabani dhe realizim të videoklipt: Produksioni Jehona, Tetovë dhe Top Estrada.
Ndiqni premierë “Pa arsye” nga Duçi Aziri.