fbpx

Pa pikë grimi, Arbenita në klipin e ri të Feros lë pa fjalë

nga Revista Kosovarja

Reperi Fero mbrëmë publikoi projektin “Bella”.

Kënga e paralajmëruar prej kohësh është paralajmëruar si një ndër të fundit të tij përpara se të niset për Amerikë, atje ku e pret një përpjekje për të depërtuar në tregun e huaj të muzikës.

“Bella” ka ardhur me videoklip të xhiruar në Ulqin në fund të gushtit – fillim të shtatorit me protagoniste gruan e tij, Arbenitën.

Kënga e ka sjellë Feron më ndryshe, në ritme që janë pëlqyer nga publiku.

Por çfarë ka lënë përshtypje janë definitivisht linjat e Arbenitës, vetëm katër-pesë muaj pas lindjes së Ninës.

Përpos këngës së mirë, “qershia mbi tortë” është definitivisht prezenca e modeles në këtë videoklip

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]