fbpx

Pa telefon dhe internet në shtëpi, jeta modeste e yllit të ‘Oppenheimer’

nga Revista Kosovarja

Cillian Murphy është një ndër aktorët më të pëlqyer të momentit, pas performancës të jashtëzakonshme në “Oppenheimer”. Aktori 47-vjeçar bën një jetë të thjeshtë, mundohet të shmangë kamerat dhe shpesh e ka pranuar se e nuk e pëlqen famën. Një gjë shumë e veçantë për një aktor që ka hipnotizuar publikun dhe është i preferuari i të gjithëve.

Ai është i martuar me Yvonne McGuinness që nga viti 2004. Ata u bashkuan pas takimit në një nga koncertet e grupit të tij rock në vitin 1996. Dyshja jetojnë në një shtëpi mahnitëse e cila nuk ka internet dhe as telefon. Cillian shpenzoi 1.5 milionë paund për shtëpinë e mrekullueshme në zonën e dëshiruar të Monkstoën në jug të Dublinit në vitin 2015.

Shtëpia ka gjashtë dhoma gjumi dyshe dhe një dhomë pritjeje. Karakteristika të tjera përfshijnë tavanet e larta, dritaret e mëdha dhe një oxhak të bukur prej hekuri të punuar në dhomën e ndenjes. Shtëpia e tyre familjare është vetëm pesë minuta larg nga deti dhe klubet e jahteve pranë, parqet dhe një numër shkollash shumë të kërkuara.

Sipas mediave Cillian i shmanget teknologjisë në jetën e tij shtëpiake, duke mos pasur lidhje telefonike apo interneti. Dhe këtë e vërtetoi edhe Emma Thomas, bashkëshortja e regjisorit të filmit “Oppenheimer”, Christopher Nolan, e cila u përpoq ta merrte në telefonin e shtëpisë për t’i thënë se do të luante rolin e “babait të bombës atomike”.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]