Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pacientëve në QKUK po u mohohet e drejta për të votuar

nga Revista Kosovarja

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi për media thotë se pacientëve të shtrirë në QKUK nuk po u mundësohet votimi.

ShSKUK thotë se “shpreh shqetësimin se pacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”.

“ShSKUK, sipas kërkesës së KQZ, ka dorëzuar me kohë në KQZ të gjitha listat me pacientët e shtrirë në klinika dhe spitale, duke paralajmëruar KQZ-në, se shumë nga pacientët do të lirohen deri në ditën e zgjedhjeve dhe do hospitalizohen pacientë të tjerë”, thuhet në reagim.

Tutje, ShSKUK kërkon nga KQZ që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitalet e përgjithshme, poshtu ta mundësojë edhe votimin e stafit shëndetësor që sot janë në vendet e tyre të punës.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]