Për atentatin ndaj Donald Trump ka reaguar edhe ish -Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ku u shpreh se dhuna nuk ka vend në demokraci.
Postimi i plotë:
Tentim atentati ndaj ish-presidentit Trump është tronditës dhe thellësisht shqetësues.
Është alarmante të shohësh dhunë politike që ndodh në një demokraci. Ky sulm nuk është vetëm ndaj një individi, por ndaj parimeve demokratike që ne i ndajme. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne duhet të bashkohemi për të dënuar të gjitha format e dhunës dhe për të mbështetur vlerat e demokracisë dhe diskursit politik paqësor.