Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si presidente të Kosovës.
Ai u shpreh i lumtur që ishte në gjendje të kontribuoj sot në votimin e Presidentit të Kosovës.
Po ashtu, Pacolli tha se nuk është i mbushur me urrejtje apo hakmarrje.
“Unë gjithmonë do të respektoj vullnetin e qytetarëve! Unë do të qëndroj pas teje, Urime Zonja Presidente!“, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Jam i lumtur që isha në gjendje të kontribuoj sot në votimin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës. Unë nuk jam një njeri i mbushur me urrejtje apo hakmarrje. Unë jam dhe mbetem konstruktiv dhe i hapur. Unë gjithmonë do të respektoj vullnetin e qytetarëve! Unë do të qëndroj pas teje, Urime Zonja Presidente!