Gjatë kësaj jave Presidenca ka patur disa takime me liderë të shteteve afrikane.
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló, dhe Presidentin e Malaëit, Lazarus Chakwera, ku pavarësisht distancës midis shteteve, ka pasur një përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin me Kosovën.
Përveq presidentës, gjatë kësaj jave, me ftesë të Presidentit të Kenias u zhvilluan disa takime nga këshilltarja e Presidentes, ku mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të Nismës për Industrializimin e Gjelbër në Afrikë, i mbajtur në New York.
Në lidhje me këto takime ka reaguar edhe ish-presidenti, Behgjet Pacolli.
Në një përgjigjje për Indeksonline, Pacolli është shprehur se pjesëmarrja e një anëtari nga Kosova në prezantime të tilla është në favor të shtetit tonë.