Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pacolli tregon për suksesin e tij në punë: Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

nga Revista Kosovarja

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka treguar për rrugëtimin e tij gjatë kohës sa ishte në Zvicër.

Mbi artikull

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tregoi se si ishte larguar nga puna e tij 30 vjet më parë, duke themeluar sot kompaninë e tij.

Për këtë thotë se ‘Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet’.

“Sot, 30 vjet më parë, pra më 29/07/1991, pa deshirën time , i dhashë fund punësimit tim në Interplastica Engineering në Zvicër. U mërzita shumë!  Atje kisha punuar 13 vjet. Dhjetë (10) vjet drejtova këtë kompani duke e sjellë atë në majat më të larta të suksesit.  Inatet e disave prishën atmosferën dhe unë u  tërhoqa nga pozita.  Kjo ishte arsyeja pse themelova kompaninë time Mabetex, me të cilën udhëtoj edhe sot.  Ps. Unë i kam përshkruar këto ndodhi në librin tim autobiografik “Nga Sfida në Sfidë”, tha Pacolli.

Moneytizer Paragrafi 4

Kujtojmë se Pacolli është njëri ndër biznesmenët më të suksesshëm në Kosovë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=360992062056358&set=a.252818096207089&type=3

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]