Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Paditet Lady Gaga – këto janë arsyejet

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja amerikane Lady Gaga po përballet me një padi nga një kompani e pajisjeve për surfim, e cila pretendon se këngëtarja ia ka kopjuar logon për albumin e saj të ri “Mayhem”.

Mbi artikull

Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, kompania “Lost International” ka deklaruar se ka të drejtat mbi termin “Mayhem” si logo e stilizuar, të cilën e përdor në dërrasat e surfit dhe produktet e saj prej më shumë se një dekade.

Kompania akuzon Gagan se e ka përdorur një dizajn pothuajse identik për dizajnin e emërtimit të albumit e saj.

Në padi, “Lost International” ka përfshirë një krahasim të logos së vet dhe asaj të përdorur nga Gaga, duke argumentuar se ngjashmëritë janë të dukshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Kompania ka thënë se ka regjistruar të drejtat autoriale të markës “Mayhem” që nga viti 2015 dhe pretendon se këngëtarja po e përdor atë pa leje.

“Lost” gjithashtu ka thënë se ka ngritur shqetësimin edhe te Gagas, por ajo nuk e ka ndalur përdorimin e logos.

Për këtë arsye, kompania ka vendosur ta padisë, duke kërkuar që ylli të ndalojë përdorimin e logos dhe të paguajë dëmshpërblim, përfshirë fitimet që ka realizuar nga përdorimi i saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]