Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pajtohen Edi e Driloni? Veprimi i fundit nxit dyshime

nga Revista Kosovarja

Miqësia mes Edit dhe Drilonit, dy prej emrave më të komentuar të Big Brother VIP Kosova 3, nuk e kaloi testin e jetës jashtë shtëpisë.

Pas përfundimit të spektaklit, raporti i tyre u përball me tensione dhe akuza të ndërsjella. Edit, në paraqitjet e saj publike, u shpreh se ishte ndjerë e zhgënjyer nga sjellja e Drilonit, duke e akuzuar se nuk i kishte qëndruar afër dhe se nuk kishte mbajtur kontakt, ndonëse gjatë qëndrimit në shtëpi ata u panë shpesh si mbështetje për njëri-tjetrin.

Nga ana e tij, Driloni zgjodhi të mos japë deklarata të drejtpërdrejta, duke lënë hapësirë për interpretime dhe komente nga publiku. Kjo prishje e beftë e një miqësie që dukej e pathyeshme ndezi debate të mëdha në rrjetet sociale.

Por, së fundmi, një detaj i vogël ka rihapur spekulimet: Edit ka bërë “like” njërën prej fotove të Drilonit në Instagram, duke ngritur pikëpyetje nëse ky është një sinjal i një afrimi të ri apo thjesht një gjest pa domethënie. /Prive

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]