Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pajtohen Rina dhe Tayna

nga Revista Kosovarja

Rina nuk e përjashton mundësinë e një bashkëpunimi me Taynën.

Një ndër reperet dhe këngëtaret më të pëlqyera, Rina Balaj ishte mbrënë e ftuar në spektaklin e së shtunës “Shiko kush luan” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Edhe këtë herë Rina u vendos në sfidën e shumëpëlqyer atë të “Paintball”, kjo pasi herën e kaluar Rina ka patur sfidën më të klikuar në llogarinë zyrtare të Top Channel në YouTube.

Mirëpo këtë herë sfida u zhvillua me pyetje mbi personazhet që e kanë “goditur” në këtë sfidë edhe emra që ajo ka goditur më parë.

Moneytizer Paragrafi 4

Njëjtë si sfida që kishte përmbajtje tjetër, ashtu na surprizoi edhe vete Rina. Këtë “Paintball” ajo ishte më paqësore dhe e butë ndryshe nga hera e kaluar ku ishte vajza e “diss”-eve dhe e egër.

“Për Tayna-n je shprehur në Paintball se është FAKE; po tani që janë qetësuar gjakrat; do e bëje një bashkëpunim me të?” ishte kjo pyetja që mori një përgjigje mjaft të papritur nga Rina.

“Kisha bashkëpunuar me gjith pa problem” u shpreh Balaj, e cila tashmë e ka lënë pak “hip-hop”-in në hije për të treguar talentin e saj si këngëtare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]