Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sërish në lagjen “Aktash” të Prishtinës.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga rasti ku shihet personi i dyshuar dhe dëgjohen krismat e pistoletës.
Viktimë e këtij rasti është një shofer i “Extreme Pizza”-s i cili pavarësisht kërcënimit të drejtpërdrejt, nuk i tremb as kapakët e syrit.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë ndërsa burimet e IndeksOnlinet kanë thënë se i dyshuari është vënë nën pranga dhe i njëjti është nisur në drejtim të stacionit policor për indtervistim.
Ende pa kaluar dy ditë prej që lagjja u trondit nga përleshja e armatosur mes dy grupeve, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosen pesë të tjerë, sot u regjistrua rasti i ri.
https://www.facebook.com/watch/?v=1290983058727291&rdid=EPdsqb2s9356MC3F