Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pamje kur Vuçiqi pritet me gur nga banorët e Srebrenicës

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq kishte qenë pjesmarrës në ceremoninë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë pesë vite më parë, ndonëse populli serb nuk pranon që kjo masakër të ketë ndodhur.

Vuçiq, që atë kohë ishte kryeministër i vendit, është një ish radikal serb i cili shërbeu nën regjimin e Sllobodan Millosheviq në vitet e 90’ta të vitit të kaluar.

Mijëra persona që ishin mbledhur të kujtonin viktimat e këtij gjenocidi nuk e kishin pritur mirë faktin se një ish nacionalist radikal, që një kohë kishte deklaruar se “për një serb të vrarë do vrasim njëqind mysliman”, po vizitonte vendin e masakrës më të madhe në Europë prej Luftës së Dytë Botërore.

Ata hodhën gurë dhe gjësende drejt Vuçiqit i cili u largua nën mbrojtjen e truprojave të tij dhe të forcave të sigurisë së Bosnjës.

Moneytizer Paragrafi 4

Menjëherë pas incidentit Vuçiq kishte akuzuar boshnjakët se kishin dashur ta vrisnin, ndërsa Ministria e Jashtme e Serbisë kishte dërguar një notë proteste ndaj Bosnjës.

Në Srebrenicë ishin vrarë përmbi 8 mijë persona dhe ishin varrosur në varreza masive. Ende ka trupa që nuk janë gjetur ndërkohë as drejtësia ndërkombëtare nuk i ka arrestuar shumicën e fajtorëve të këtij gjenocidi. Edhe sot Serbia nuk pranon që në këtë vend ka ndodhur një gjenocid. /Express/

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/1156739221366798/

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]