Viti 2021 tashmë ka arritur në Zelandën e Re, ku u festua me një shfaqje mbresëlënëse të fishekzjarrëve.
Kryeqyteti i Zelandës së Re është një nga kryeqytetet e rralla që kanë vendosur ta shënojnë “me stil” fillimin e vitit të ri, pasi shumë qytete në botë, përfshirë edhe Londrën e Las Vegasin, kanë anuluar shfaqjet e 31 dhjetorit për t’i shmangur grumbullimet e turmave, shkaku i pandemisë, Covid 19.
Australia, e cila festoi natën e Vitit të Ri vetëm disa orë pas Zelandës së Re, pati poashtu shfaqje spektakolare, mirëpo lejoi ngjarjet festive nën ndalesa të rrepta.
https://www.youtube.com/watch?v=xCzGbZzQIJg&feature=emb_title