Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pamje nga martesa e papritur e aktorit të njohur

nga Revista Kosovarja

Aktori Baris Arduç i dha fund beqarisë pasi mediat turke raportuan se ai u martua në një ceremoni private me partneren e tij, Gupse Ozay.

Sipas shtypit vendas, Gupse dhe Baris u martuan në Çeshme, aty ku po kalojnë pushimet dhe ftuan vetëm 5 persona për shkak të pandemisë së Covid-19 që nuk lejon grumbullimet.

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto nga kurorëzimi i tyre, ku vihet re se të dy kanë zgjedhur të jenë të thjeshtë, larg çifteve të zakonshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Në sy bie sidomos thjeshtësia e nuses, e cila ka veshur një fustan të shkurtër të bardhë dhe një makeup minimalist.

Dhe për t’i vënë vulën ka veshur atlete…

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]