Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pamje nga takimi i Osmanit me liderët e partive politike

nga Revista Kosovarja

Ka nisur takimi i thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive parlamentare, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje ndaj krizës institucionale që ka përfshirë vendin.

Mbi artikull

Në objektin e Presidencës kanë hyrë radhazi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Takimi ka nisur në ora 13:00 dhe fokusi kryesor pritet të jetë situata e krijuar pas dështimit të 16 seancave me radhë për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës.

Pamje nga takimi:

Moneytizer Paragrafi 4