Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar disa fotografi nga vendi i sulmet që iu bën zyrtarëve policor të Kosovës, me granata dore e Ak-47, në veri të vendit.
“Sot rreth orës 7 e 40 ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke shkuar për realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dorë dhe Ak-47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tregoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të jashtëzakonshme për media.