fbpx

Pamje të nxënësve në Francë se si po e respektojnë distancimin social

nga Revista Kosovarja

Shkollat fillore u rihapën të hënën në Francë, dhe këto fotografi të habitshme po shpërndahen gjerësisht në mediet sociale.

Sipas mediave të huaja, fëmijëve në Francë u është kërkuar të mbahet distanca mes shokëve në mënyrë që të mbrohen nga koronavirusi.

Në një fotografi, nxënësit qëndrojnë në sheshin e lojërave, ndërsa gazetarja që i ndau këto pamje tha se fëmijët nuk dukeshin edhe të pakënaqur për mënyrat e tyre të reja të të mësuarit.

Ndërkaq ndryshe nga Franca shkollat në Danimarkë që u rihapën një muaj më parë, kanë shkurtuar numrin e nxënësve të klasave në gjysmë, fëmijët tani luajnë në grupe prej pesë vetash, dhe duhet t’i pastrojnë duart çdo orë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]