fbpx

Pamje të protestës masive të studentëve në Beograd para RTS’it

nga Revista Kosovarja

Mbi 40 fakultete shtetërore në Serbi zyrtarisht janë në bllokada. Po ashtu edhe në Novi Sad të gjitha fakultetet janë të mbyllura.

Studentët në Serbi sot kanë bërë nderimet e tyre për viktimat e tragjedisë në Novi Sad që ndodhi para disa javësh – shembja e një strehe që la të vdekur disa persona- duke bllokuar rrugët për 15 minuta dhe duke qëndruar para fakulteteve të tyre.

Rreth orës 19:00 studentët janë mbledhur para Radiotelevizionit të Serbisë për të prishur me zhurmë transmetimin e e emisionit të lajmeve në orën 19:30, pasi ky televizion nuk ka publikuar informacione për aktivitetet e tyre, por edhe kundër Vuçiq pasi i ka akuzuar sepse se studentët janë paguar për t’i organizuar këto protesta.

Të gjitha mbledhjet e fakulteteve të Beogradit që janë në bllokadë thanë se kërkesat e tyre nuk janë përmbushur, duke aluduar në deklaratën e mbrëmshme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se i ka përmbushur të gjitha kërkesat e studentëve dhe se ato tani mund t’i përfundojnë bllokadat.

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]