fbpx

Pamje tronditëse/ Momenti kur reperja e famshme rrahet nga i dashuri në rrugë

nga Revista Kosovarja

Reperja e njohur Bhad Bhabie ka shqetësuar ndjekësit duke postuar disa pamje tronditëse në Instagram. Në video shfaqet reperja dhe ish-i dashuri i saj, Le Vaughn, teksa ky i fundit e dhunon fizikisht.

Videoja e bërë më 30 qershor, tregon Le, gjithashtu babain e vajzës së saj të vogël, duke e shtyrë reperen në tokë. BB postoi gjithashtu foto që tregonin atë me sy të nxirë e të fryrë dhe mavijosje në fytyrë.
Videot dhe fotot më pas janë fshirë nga llogaria e saj në IG. Bhad Bhabie dhe Le i kishin dhënë fund lidhjes së tyre në maj.

Ajo shkroi në një postim tashmë të fshirë: Ky burrë mendon se do të ma marrë vajzën time nga unë!!! Thuaj çfarë të duash, për të marrësh fëmijën tim është çmenduri.

Reperja solli në jetë vajzën e tyre Kali në muajin mars.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]