Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pamjet që po detyrojnë Kaliforninë të izolojë të gjitha plazhet

nga Revista Kosovarja

Guvernatori i Kalifornisë së SHBA-ve planifikon të mbyllë të gjitha plazhet dhe parqet shtetërore, bëri të ditur në një konferencë për shtyp sot pasi temperaturat e larta e çuan në grumbullime masive në vikendin e kaluar.

Mbi artikull

Gavin Newsom, guvernatori i shtetit, pritet të njoftojë shtrëngimin e kufizimeve të enjten në një konferencë për shtyp, sipas FOX 11, transmeton lajmi.net.

“Pas pamjeve të publikuara në media të plazheve të mbipopulluara këtë fundjavë të kaluar, rregulli i ri do detyrojë që nesër plazhet dhe të gjitha parqet shtetërore në Kaliforni të mbyllen”, thuhet në një shkresë.

Në fotografitë e marra më 25 prill, njerëzit shihen duke shijuar temperaturat e larta në plazh, në mes të pandemisë së koronavirusit në Huntington Beach, Kaliforni.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ky virus nuk njeh fundjavat, ky virus nuk shkon në shtëpi sepse paraqitet një ditë e bukur në bregdetin tonë,” tha guvernatori.

Sipas këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetit, njerëzit duhet të qëndrojnë të paktën dymetra larg njëri-tjetrit; heqin dorë nga grumbullimi në grupe; dhe qëndrojnë larg tubimeve masive.

Gjatë fundjavës, të gjitha këto rekomandime u injoruan.