Që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19, shumë çifte përreth botës janë shtrënguar që të zbulojnë në rast se distanca përnjëmend e shtyn zemrën të rrahë më fort.
Përpjekjet e qeverive për ta ngadalësuar përhapjen e koronavirusit kanë ndarë një numër të madh të dashuruarish dhe i kanë zhytur në paqartësi se kur sërish do të jenë në gjendje që të bashkohen.
Mbyllja e kufijve në vendet, ku udhëtimi dikur ishte i kapërcyeshëm pa kufizime, si në zonën Schengen të Evropës, ka rezultuar po ashtu me shtrëngimin e çifteve që të kapërcejnë në fazën e lidhjes nga distanca, ani pse me zemër shumë afër njëri-tjetrit, shkruan KOHA.
Kufiri i dashurisëNjëri prej çifteve që po kapërcejnë nën një fazë të panjohur të marrëdhënies së tyre është Andrea Rohde dhe partneri i saj prej më se një dekade, Markus Braseel.
Rhode vjen nga qyteti Konstanz i Gjermanisë Lindore, derisa Brassel jeton vetëm pak kilometra më larg, në fshatin zviceran, Tägerwilen.Krejt çfarë i ndan është një distancë që nuk do hiç më shumë se 10 minuta vozitje me veturë, por qëkur kufiri midis Gjermanisë dhe Zvicrës u mbyll më 16 mars, ky udhëtim i shkurtër u bë i pamundur.