Shkalla e divorcit po rritet në të gjithë botën, dhe ekspertët e marrëdhënieve paralajmërojnë shumë më shumë ndarje, sepse pandemia mund mos të ketë arritur kulmin akoma.
Në firmën ligjore Stewarts, partneri Carly Kinch përshkruan pandeminë si “stuhi e përsosur” për çiftet, me bllokime dhe distancime shoqërore duke i bërë ata të kalojnë kohë të gjatë së bashku.
Kjo në shumë raste, ka vepruar si një katalizator për prishjet që mund të kenë qenë tashmë në jetët e tyre, veçanërisht nëse rutinat e mëparshme kanë shërbyer për të maskuar problemet paraprake.
Përvoja e ndarjeve po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, dhe se aplikimet për divorc janë rritur në të gjithë botën.
Firma drejtuese britanike e drejtësisë Stewarts regjistroi një rritje prej 122% në hetimet midis korrikut dhe tetorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Këshillimi i Qytetarëve të Bamirësisë, gjithashtu raportoi një rritje në kërkimet online për këshilla se si duhej dhënë fund një marrëdhënieje.
Në SHBA, një site ligjor për krijimin e kontratave kohët e fundit njoftoi një rritje prej 34% të divorcit, si dhe me çiftet të cilët ishin martuar në pesë muaj më parë, duke përbërë 20% .
Ka pasur një model të ngjashëm në Kinë, e cila kishte një nga bllokimet më të rrepta të botës në fillim të pandemisë. E njëjta gjë është duke ndodhur edhe në Suedi, por edhe në vende tjera të botës.
Për më tepër, ekspertët e marrëdhënieve thonë se ndikimi financiar si pasojë e Covid-19 gjithashtu ka të ngjarë të luajë rol të madh në ndarjet, pasi njerëzit e gjejnë veten të papunë, të zhgënjyer ose duke punuar nga shtëpia me pagesa më të ulta. “Numri i divorceve ka tendencë të rritet pa përjashtim gjatë rënies ekonomike të paktën që nga Lufta e Dytë Botërore,” shpjegon Glen Sandström, i cili hulumton historinë demografike në Universitetin Umeå në Suedinë veriore.