Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Panik në Vatikan, shqiptari çan rrethimin e policisë si në filma

nga Revista Kosovarja

Një 39 vjeçar ka shkaktuar një kaos të vërtetë në rrugët e Vatikanit në Itali, duke ngritur në alarm policinë italiane, e cila e ka ndjekur për minuta të tëra në rrugët e qytetit të shenjtë.

Mbi artikull

Sipas mediave italiane, shqiptari si në skenat e filmave ka çarë rrethimin prej hekuri me një makinë tip BMW pranë Vatikanit, për t’iu larguar mjeteve të policisë që e ndiqnin.

Gjatë ndjekjes është dëgjuar dhe një e shtënë arme e cila mendohet se ka ardhur nga policia, e cila tentoi të godiste gomat e makinës që drejtonte shqiptari.

Më pas, shqiptari ka vijuar arratinë e tij deri në rrugën Gregorio VII ku është përplasur me një mjet të policisë që ishte vendosur për të bllokuar rrugën.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai hodhi nga dritarja një portofol dhe një orë.

Forcat e policisë iu afruan shqiptarit te dritarja e mjetit dhe e neutralizuan me një pistoletë paralizuese. Tani ai ndodhet në spital bashkë me dy oficerë, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tij./A2 CNN

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]