fbpx

Para hapjes së plazheve , por çmimet sa do të jenë

nga Revista Kosovarja

Sot në emisionin “Për ditë të mbarë”, të RTV21, me drejtoreshën e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Matilda Naçon dhe me drejtorin e Organizatës Turistike në Ulqin, Fatmir Gjekën, u diskutua për sezonin e sivjetmë veror.

Matilda Naço tha se shpreson të ketë sezone turistike në Shqipëri dhe që deri më 1 qershor gjendja të ndryshojë pozitivisht, por që u shpreh se nuk kanë diçka zyrtarisht të shpallur. E Fatmir Gjeka deklaroi se Ulqini është gati që qysh nesër t’i presë mysafirët e parë, por që shtoi se nuk varet vetëm nga ata, por edhe nga gjendja e vendeve të regjionit.

Sa iu përket çmimeve gjatë sezonit turistik në Shqipëri, drejtoresha e Shoqatës Shqiptare të Turizmit u shpreh që nuk do të ketë rritje të çmimeve, ndërsa theksoi se ulja e çmimeve ecën me tregun. Ndërkaq, drejtori i Organizatës Turistike në Ulqin deklaroi se Ulqini nuk ka konkurrencë sa i përket asaj që ofron, duke përfshirë edhe çmimet. Sipas Gjekës, çmimet në Ulqin janë mjaft të ulëta. Ai shtoi se me siguri në Ulqin do të ketë ulje të çmimeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]