Afrimiteti që po tregojnë dy banorët e shtëpisë së famshme po tregojnë se janë drejt një ‘lidhje dashurore’.
Donald dhe Beatrix ditët e fundit nuk po ndahen derisa po qëndrojnë edhe të përqafuar gjatë tërë kohës, shkruan “Kosovarja”.
Dyshja kanë treguar se edhe e pëlqejnë njëri – tjetrin haptazi me banorët e tjerë të cilët edhe po i ngacmojnë dyshen se shkojnë shumë si çift.
Së fundi, gjatë transmetimit live nga shtëpia e famshme derisa janë në pregatitje për prime – in e sotshëm, dyshja janë shtrirë në shtrat e të përqafur bëjnë gjumë derisa prekjet e Donaldt tregojnë se ka një pëlqim të fortë drejt artistet e cila nuk po i ndahet.
Në spektaklin e sotshëm ( e marte) pritet që dyshja të sqarojnë se çfarë po ndodhë sakt me ta.