Lideri i Lëvzijes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se sikur më 25 mars të mos ishte situata me koronavirus, kur ndodhi mocioni, në Prishtinë do të ndodhte demonstrata më e madhe ndonjëherë.
“Më 25 mars, kur u procedua mocioni i votëbesimit, po të mos ishte situata me koronavirusin, në Prishtinë do të ndodhte demonstrata më e madhe ndonjëherë”, ka theksuar ai.Ai ka theksuar se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja.
Sipas tij, nuk bën në asnjë mënyrë që partia e parë në vend të mbetet në opozitë, raporton Gazeta Blic.Kurti ndër të tjera, tha se mocioni i LDK-së nuk është mbështetur as nga njeriu më i votuar i LDK-së, Vjosa Osmani.Kurti ka ripërsëritur se LDK nuk po e vlerëson Vjosa Osmanin.