Nëse e kanë menduar si rrugë të lehtë formimin e një qeverie të re, kështu nuk duket të jetë procesi në të cilin kanë hyrë LDK me partnerët e vet qeverisës.
Përveç që numri i votave që duhet të kenë në Kuvendin e Kosovës për ta votuar qeverinë e re, mandatar i së cilës shumë shpejt pritet të dekretohet ish zëvenëskryeministri Hoti, tash del të jetë e diskutueshme edhe kushtetutshmëria e mocionit të mosbesimit.
Kështu paralajmëron njohësi dhe profesori universitar, Vigan Qorolli, i cili ka thënë se pas vendimit të gjykatës për dënimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi, me burg atëherë edhe vota e tij për shkarkimin e qeverisë Kurti del ta bëjë mocionin të paligjshëm dhe si i tillë duhet të anulohet.
Sipas Qorollit vendimi i Kuvendit për mosbesim ndaj qeverisë Kurti është antikushtetues dhe si i tillë e cenon rëndë demokracinë kushtetuese në vendin tonë.
Statusi i plotë i tij në rrjetin social Facebook:
Nese deputeti i Kuvendit te Kosoves, Etem Arifi, i denuar me aktgjykim te formes se prere me 15 muaj burg — ka marre pjese dhe ka votuar ne seancen e Kuvendit me date 25 mars 2020 per mosbesimin e Qeverise se Kosoves — atehere ai vendim i Kuvendit per shkarkimin e qeverise Kurti eshte i paligjshem dhe si i tille duhet te anulohet.
Sipas nenit 70.3 (6) te Kushtetutes, mandati i deputetit humb nese ai/ajo denohet me vendim te formes se prere me nje ose me shume vite burgim.
Etem Arifi e ka humbur statusin e deputetit para dt. 25 mars, sepse Aktgjykimi i Gjykates se Apelit eshte shpallur para kesaj date — prandaj Qeveria duhet ta dorezoje ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per anulimin e vendimit te Kuvendit per shkarkimin e Qeverise Kurti — sepse ne te ka marre pjese nje ish-deputet sipas Kushtetutes!
Vendimi i Kuvendit eshte antikushtetues! Zbulimi i ketij fakti e cenon rende demokracine kushtetuese te Kosoves!
https://www.facebook.com/vigan.qorrolli/posts/10156890418326791