Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe i ftohtë, me reshje shiu, shqote e bore. Shi pritet të ketë nëpër vendet më të ulëta, ndërsa borë në viset kodrinore-malore. Reshje shqote e bore parashihen edhe në disa ultësira, por jo në të gjitha. Në mbrëmje ndërprerje e reshjeve.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore reshje shqote e bore.
Të hënën dhe të martën stabilizim dhe përmirësim i motit si dhe ngritje e temperaturave, por mëngjesi pritet të jetë me ngrica të dobëta në disa rajone kontientale.
Të martën krejt vonë ose gjatë mëngjesit të hershëm në të mërkurën në Kosovë pritet të kemi reshje bore, vende-vende intensive të cilat herë pas here do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së mërkurë. Në viset tjera kryesisht reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore reshje bore.
Ditëve të ardhshme përmirësim gradual i motit, por pritet të ketë acar në mëngjes. Temperaturat ditore pritet të shënojnë ngritje por në mënyrë shumë graduale.