Gjatë ditëve të ardhshme mbi rajon do të depërtojnë fusha të presionit të lartë nga Europa Qendrore.
Në këto kushte pritet të mbajë mot më stabil, të enjten me vranësira, e ditën e premte kryesisht kthjellët, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga Mesdheu gradualisht do të shtrihen masa të ngrohta ajrore që do të rrisin temperaturat,
Në fundjavë do të mbajë mot më i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell, e ditën e hënë pritet të mbajë mot shumë i ngrohtë me kthjellime, paralajmëron PW.
Parashikimi për periudhën 7-11 maj:
7.05 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.
8.05 – Në mëngjes ftohtë. Ditën kryesisht kthjellët dhe më ngrohtë. Në mbrëmje vranësira të shtresave të larta.
9.05-10.05 – Të shtunën ngrohtë, intervale vranësirash dhe diell. Ditën e diel ngrohtë, kryesisht me vranësira, gjatë ditës edhe intervale me diell.
11.05 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
Temperaturat do të jenë në rritje me minimale nga 2C deri në 8C, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 25C, e ditën e hënë mund të arrijnë në 28C deri 29C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-9m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 2-5m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje, e më pas nga fundjava në rënie graduale përreth vlerave normale.