Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Paralajmërohet shtrenjtim i energjisë elektrike deri në 50%

nga Revista Kosovarja

Mosekzekutimi i subvencionit prej 100 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës para pak muajve tash mund t’i kushtojë Kosovës deri në 5 milionë euro në ditë import, ose mund të sjellë shtrenjtim.

Mbi artikull

Këto mjete qeveria i ndau që të blihet energji më e lirë, por që nuk u ekzekutuan asnjëherë.

Nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) thonë se edhe në rast se kjo ndodhë, tash është vonë.

“Tash është vonë. Tash sistemit i nevojitet komplet infuzion shumë më i madh. Sepse 120 milionë euro vetëm se është minusi aktual, ndërsa ai vetëm shkon duke u rritur”, tha Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS për T7.

Moneytizer Paragrafi 4

Buzhala paralajmëron Kosova mund të paguajë shifra marramendëse për import të rrymës muajve të dimrit.

“Me kërkesën që mund të rritet shumë gjatë dimrit, atëherë mund të shkohet në 5-6 milionë euro vetëm për import. Ekonomia e Kosovës nuk e ka atë fuqi”, tha ai.

Nga Shoqëria Civile thonë se mos ndarja e mjeteve për energjinë nga Qeveria, do të mund t’iu kushtojë kosovarëve me rritje enorme të tarifave të rrymës.

“Minimumi është rreth 30% sipas vlerësimeve tona, mund të shkojë deri tek 50% rritja e energjisë elektrike nëse nuk mbulohen këto me subvencionim nga ana e qeverisë.”

Kosova thotë që zgjidhja me e mirë është kursimi maksimal.

Në këto ditë vendi ka prodhuar afër 120 mega vat në orë më pak sesa nga kërkesa e konsumatorëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]