fbpx

Paralajmërojnë shkencëtarët: Vera e ardhshme, e treta më e nxehta në histori

nga Revista Kosovarja

Ndonëse jemi në prag të dimrit, shkencëtarët kanë paralajmëruar për temperaturat e larta për vitin e ardhshëm.

Siç raporton Sky News, temperatura mesatare globale e vitit të ardhshëm ka të ngjarë të jetë e treta më e larta në rekord, pas vitit 2024 në vendin e parë dhe 2023 në vendin e dytë, tha sot ‘Met Office‘, agjenci qeveritare për parashikimin e motit në Britani të Madhe, përcjell Insajderi.

Viti i ardhshëm pritet të jetë të paktën 1.5 gradë Celsius më i nxehtë se koha para-industriale, përpara se njerëzit të fillonin djegien e lëndëve djegëse fosile.

‘Met Office’ tha se kjo po ndodh për shkak të ndryshimit klimatik.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]