Ka kohë që ka munguar me ndonjë këngë të re, por pritjes po i vie fundi, pasi që Enca Haxhia, paralajmëron këngë të re.
Këngëtarja tashmë ka nisur punën për një projekt të ri muzikor, i cili siç tha titullohet “Kalle”, shkruan Kosovarja.
Në njoftimin e bërë në InstaStory, ajo thotë se hiti është rrugës dhe se do të vijë së shpejti.
“Kalle. Së shpejti. Hiti i ri gjatë rrugës”, shkroi 26 vjeçarja.
Duke u bazuar në titullin e përshkrimit, ky duket të jetë një projekt ritmik gjegjësisht për kohën e verës.
Enca këtë periudhë është duke qëndruar më shumë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai.